Një gol spektakolar dhe një asistim, kjo është nota për Edon Zhegrovën

Futboll

Një gol spektakolar dhe një asistim, kjo është nota për Edon Zhegrovën

Nga: K. G. Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 18:32
Zhegrova me shokë feston

Futbollisti nga Kosova, Edon Zhegrova, sot ka shkëlqyer në fanellën e Lilles, e cila e ka mposhtur me rezultat 4:0 Clermontin.

Zhgreova shënoi gol spektakolar nga distanca në minutën e 40-të për 4;0, ndërsa asistoi në golin e dytë në minutën e 24-të.

Zhegrova është vlerësuar me notën 8.7 nga faqja e specializuar “Sofascore”.

Lojtar i ndeshjes është Jonathan David i Lilles me notë 9.2.

Elbasan Rashani, reprezentues i Kosovës, u paraqit nga minuta e 63-të për Clermontin dhe u vlerësua me notën 6.5.

Pas javës së 20-të në kampionatin francez, Lille renditet më vend të katërt m 35 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat