Formacionet zyrtare, Inter - Juventus

Futboll

Formacionet zyrtare, Inter - Juventus

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 19:54
Formacionet zyrtare

Gjithçka gati për derbin e Italisë mes Interit dhe Juventusit, që do të përballen në “San Siro” për të vendosur ‘një copëz’ titulli, pasi këtë sezon po rivalizojnë ashpër në garën për të kryesuar kampionatin.

Inter – Juventus  ora 20:45.

Trajnerët Simone Inzaghi dhe Massimiliano Allegri kanë ndarë mendjen për formacionet që do të hedhin nga minuta e parë, teksa të dy kanë pasur luksin të zgjedhin më të mirët, duke qenë se nuk kanë të dëmtuar e të pezulluar.

Kështu te Interi kthehen Acerbi, Dimarco, Barella e Calhanoglu në formacion, ndërsa bardhezinjtë e nisin me Danilon, Rabiot dhe Yildiz nga minuta e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat