Dukagjini reagon rreth rastit të Solomon: Futbollisti nuk u arrestua, por u shoqërua në polici

Futboll

Dukagjini reagon rreth rastit të Solomon: Futbollisti nuk u arrestua, por u shoqërua në polici

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 22:16
Pamje nga ndeshja

Klubi i futbollit, Dukagjini ka reaguar në lidhje me rastin e futbollistit të tyre, Theophilus Solomon.

Sipas njoftimit të tyre, Solomon nuk është arrestuar, por është shoqëruar në polici pasi ka përfunduar ndeshja.

“Pas raportimeve në disa portale së futbollisti i klubit tonë, Theophilus Solomon është arrestuar duke u zhvilluar ndeshja, Dukagjini – Dinamo, kur trajneri ka vendosur ta fus në lojë, nuk është e vërtet.

E njoftojmë opinionin dhe sportdashësit së futbollisti në fjalë nuk është arrestuar siç pretendohet në këto shkrime në portalet tona, por është shoqëruar në polici pasi ka përfunduar ndeshja.

Në raportimin gazetaresk, primare është verifikimi i lajmit gjë të cilën këto media dhe portale nuk e kanë bërë. KF Dukagjini këtë çështje e ka lënë në dorë të autoriteteve përgjegjëse”, thuhet në njoftimin e ekipit nga Klina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat