Mancini: De Rossi na dhuroi qetësi dhe na solli ide të reja!

Futboll

Mancini: De Rossi na dhuroi qetësi dhe na solli ide të reja!

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 22:05
Roma

Mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini, foli për mediet italiane para ndeshjes ndaj Cagliarit, ku u pyet në veçanti për trajnerin De Rossi.

Për Mancini-n, De Rossi i dhuroi qetësi dhe ide të reja skuadrës, ndërsa theksoi se për të kishin shumë vlerësim edhe përpara se të bëhej trajner i “verdhekuqve”.

“Shumë njerëz e njihnin tashmë trajnerin përpara dhe ai vlerësohej si shok skuadre, kundërshtar dhe bashkëpunëtor.

Ai është një person që e njeh mirë mjedisin dhe gjëja e parë që bëri ishte të na qetësonte dhe të na sjellë ide të reja“-deklaroi mbrojtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat