Lojtari nga Kosova befason punonjësit e skuadrës së madhe polake

Futboll

Lojtari nga Kosova befason punonjësit e skuadrës së madhe polake

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 22:09
Qëndrim Zyba

Qëndrim Zyba iu bashkua Legia Varshavës në formë huazimi nga Ballkani gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në marrëveshjen mes palëve u përfshi edhe opsioni i blerjes, që mund të aktivizohet nga klubi polak pas përfundimit të sezonit.

Derisa është në pritje të debutimit zyrtar, Zyba po vijon me stërvitjet te skuadra e tij e re.

Madje, reprezentuesi i Kosovës ditën e sotme ka bërë një veprim bujar, duke shpërndarë ëmbëlsira për punonjësit e klubit.

23-vjeçari gjithashtu la një letër për ta në gjuhën shqipe, në të cilën thuhet: “Ju bëftë mirë”.

Kjo u publikua nga faqja zyrtare e klubit të Legias, në të cilin postim u tha: “Qëndrim Zyba përshëndet punonjësit e klubit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat