​Interi gati ta blindojë edhe Barellan

Futboll

​Interi gati ta blindojë edhe Barellan

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 08:31
Nicolò Barella

​Interi është në negociata për të zgjatur kontratën e Lautaro Martinez dhe thuhet se ka filluar gjithashtu diskutimet edhe me Nicolò Barellan.

“Nerazzurrët” janë duke e kryesuar tabelën me katër pikë më shuëm se Juventusti si dhe kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ata po punojnë gjithashtu për të ardhmen për të konsoliduar këtë skuadër dhe yjet e saj, duke përfshirë Lautaro Martinez dhe Barellan.

Të dyja marrëveshjet e tyre aktuale zgjasin vetëm deri në qershor 2026 dhe “Calciomercato” siguron se ndërsa bisedimet e Lautaro janë në qendër të vëmendjes, diskutimet janë zhvilluar edhe me përfaqësuesit e Barellas.

Ai aktualisht fiton rreth 5 milionë në sezon plus një milionë në formë të bonuseve.

Mesfushori mbush 27 vjeç së shpetji dhe u ble nga Cagliari në verën e vitit 2019 për 44.5 milionë euro.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është dyfishuar dhe ai është lidhur me klube si Liverpool, Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham Hotspur.

Megjithatë, do të duhej diçka e jashtëzakonshme që Interi të ndahej me italianin dhe ka shumë më shumë gjasa që lojtarët të shiten lojtarë të tjerë si Denzel Dumfries dhe Kristjan Asllani, për të mbledhur fonde të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat