Barcelona humb durimin

Futboll

Barcelona humb durimin

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 16:42
Frenkie de Jong

Barcelona i ka dhënë një ultimatum Frenkie de Jong.

Sport thotë se me Manchester United që vazhdon të monitorojë situatën, drejtori sportiv i Barçës Deco dëshiron të zgjasë kontratën me De Jong sa më shpejt të jetë e mundur.

Megjithatë, De Jong nuk është ende gati për të nisur negociatat për një kontratë të re.

Marrëveshja e tij aktuale zgjat deri në qershor 2026.

Barcelona dëshiron të dijë se te cilët lojtarë mund të mbështetet në planin afatgjatë. Prandaj ata do ta shesin De Jong këtë verë, nëse ai nuk bie dakord për një rinovim para fundit të sezonit.

Barcelona ishte afër shitjes së De Jong-ut në verën e vitit 2022. United e kishte pranuar një ofertë, por lojtari e refuzoi lëvizjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat