Al-Hilal, gati 150 milionë euro për Salah

Futboll

Al-Hilal, gati 150 milionë euro për Salah

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 18:24
Mohamed Salah

Asi egjiptian Mohamed Salah duket se po luan sezonin e fundit me Liverpool-in.

E ardhmja e yllit egjiptian, sipas medieve britanike, mund të jetë Arabia Saudite.

Al-Hilal është hedhur në sulm për Salah. Madje, siç raportohet, klubi arab është i gatshëm t’ia ofrojë Liverpoolit hiq më pak se 150 milionë euro për Salah.

Sulmuesi egjiptian thuhet se pëlqen transferimin në Ligën Pro Saudite.

Dorëheqja e Jurgen Klopp si trajner i Liverpool, siç raportohet, ka ndryshuar gjithçka për të ardhmen e Salah, i cili tani po e mendo largimin nga “Anfield”.

Al Hilal mësohet se po përgatit strategjinë për të bindur Liverpoolin që të ndahet me egjiptianin, derisa për lojtarin klubi arab është duke përgatitur një mega-ofertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat