Aventurë e re për Gerhard Prognin

Futboll

Aventurë e re për Gerhard Prognin

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 19:03
Pamje nga një ndeshje

Gerhard Progni, një nga emrat e njohur të futbollit shqiptar në dy dekadat e fundit, që nga sot do të jetë edhe trajner. Mesfushori i njohur i cili ka luajtur me disa nga skuadrat më me emër në futbollin tonë duke fituar tituj, duket se do të nisë edhe detyrën në pankinë, paralel me atë të futbollistit në fushën e lojës.

Progni ka vendosur që të kthehet te skuadra e vendlindjes, Valbona, për të ndihmuar këtë të fundit që të ngjitet në Kategorinë e Parë. Ekipi ka bërë mirë në pjesën e parë të sezonit duke e mbyllur në krye të Grupit A në Kategorinë e Dytë, nën drejtimin e trajnerit Alfred Allamani. Por ky i fundit i ka dhënë lamtumirën klubit gjatë kësaj jave, pasi i është bashkuar stafit të Emiliano Çelës te Kukësi.

Kështu, Porgni është emëruar në rolin e trajnerit-lojtar në radhët e Valbonës dhe do të ketë ai detyrën që të çojë deri në fund punën e lënë në gjysmë nga Allamani para largimit nga klubi,

Administratori i klubit, Emiliano Gega, do ta ndihmojë në pankinë gjatë ndeshjeve, për këtë rol të dyfishtë që 37-vjeçari ka marrë përsipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat