Simeone i bën ftesën e papritur

Futboll

Simeone i bën ftesën e papritur

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 19:54
Luka Modriç

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone së fundmi mendohet se i ka bërë ftesë Luka Modriç që t’i bashkohet atij në Wanda Metropolitano sezonin e ardhshëm.

38-vjeçari ka vetëm katër muaj të mbetur nga kontrata e tij me Los Blancos, dhe kjo është fushata e tij e fundit në Santiago Bernabeu.

Kroati ka shijuar një karrierë të shkëlqyer me skuadrën e Carlo Ancelottit, duke bërë 514 paraqitje dhe duke fituar 23 trofe të rëndësishëm si dhe Topin e Artë.

Megjithatë, kroatit i është dhënë një rol më i tërhequr nga Ancelotti në Real Madrid këtë sezon. Ai është bërë më shumë një lojtar stoli, duke qenë titullar në 10 nga 18 ndeshje të luajtura në La Liga.

Modric nuk ishte titullar në barazimin 1-1 të Los Balncos kundër Atletico-s në derbin e Madridit të dielën e kaluar. Ai hyri në lojë në minutën e 76-të, por jo përpara se Simeone t’i thoshte një fjalë të shpejtë buzë fushës.

DAZN pretendon se trajneri argjentinas i kërkoi pesë herë fituesit të UEFA Champions League të bashkohej me Los Colchoneros. Ai dyshohet se ka thënë: “Luka! Luka! Bashkohu me ne dhe eja të luash me ne!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat