Materazzi tallet me Juventusin

Futboll

Materazzi tallet me Juventusin

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 22:34
Materazzi

Ngacmimet vazhdojnë pas Derbit të Italisë, të fituar të dielën nga Interi 1-0 kundër një Juventusi që vizitoi shumë pak portën e mbrojtur nga Yann Sommer.

Ironia e ish-lojtarit të zikaltërve, Marco Materazzi në Instagram, ka bërë bujë në rrjetet sociale. “75,491 spektatorë + Sommer”, – shkruajti Materazzi.

Këto fjalë shkojnë përshtat me ato të Simone Inzaghit, trajnerit të skuadrës nga Milano.

“Sommer ishte gjithmonë i kujdesshëm, por pushonte ndonjëherë” – tha Inzaghi. Interi kryeson kampionatin me katër pikë më shumë se Juventusi, për me tepër ka edhe një ndeshje më shumë në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat