​Milani në bisedime me mbrojtësin e Fulhamit

Futboll

​Milani në bisedime me mbrojtësin e Fulhamit

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 12:53
Tosin Adarabioyo

Milani thuhet se është në bisedime me mbrojtësin e Fulhamit, Tosin Adarabioyo për një transferim të mundshëm gjatë verës, por gjithashtu edhe Tottenhami e West Hami janë të interesuar në shërbimet e 26 vjeçarit.

Milani po kërkon për përforcime në mbrojtje për sezonin e ardhshëm dhe po e monitoron mbrojtësin e Fulhamit, Adarabioyo.

Mbrojtësi anglez ishte opsion i “Rossonerëve” gjatë merkatos së janarit, por me kontratën e tij që skadon këtë qershor, gjiganti i Serie A është i interesuar që ta transferojë atë si lojtar të lirë gjatë verës.

Sipas “Calciomercato.com”, bisedimet veçse kanë filluar mes Milanit dhe kampit të Adarabioyo.

Adarabioyo nuk dëshiron që ta zgjas kontratën e tij me Fulhamin, kështu që ai pritet të largohet këtë verë si lojtar i lirë.

Tottenhami dhe West Hami gjithashtu thuhet se kanë shprehur interesim në 26 vjeçarin, i cili thuhet se përfiton afro tre milionë euro në sezon.

Adarabioyo ka shënuar një gol në 16 paraqitje me Fulhamin në të gjitha garat këtë sezon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat