Në Hungari zbulojnë kur rikthehet Szoboszlai

Futboll

Në Hungari zbulojnë kur rikthehet Szoboszlai

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 13:42
Pamje nga një ndeshje

Sikur të mos mjaftonte humbja 3-1 përballë Arsenalit, Jurgen Klopp nuk do të ketë të gatshëm Dominik Szoboszlain në 6 takimet e radhës.

23-vjeçari, një ndër lojtarët më të dalluar te The Reds gjatë këtij edicioni, u dëmtua gjatë duelit me Chelsean në “Anfield” (4-1).

Kapiteni i kombëtares hungareze pësoi një tërheqje muskulore në duelin e 31 janarit. Dhe u detyrua të largohej nga fusha 20 minuta përpara fundit.

Mesfushori do të mungojë për një periudhë 3-4 javore sipas raportimeve të shtypit hungarez. Edhe pse klubi i Liverpoolit nuk ka shpallur ende diagnozën e saktë.

Szoboszlai pritet të mungojë në përballjet me Burnley, Brentford, Luton dhe Nottingham Forest në kampionat. Finalen e Carabao Cup ndaj Chelseat (25 shkurt) dhe atë me Southamton në FA Cup.

Klopp shpreson ta ketë të gatshëm për sfidën e 10 marsit përballë Manchester Cityt në “Anfield”, një “finale” për fitimin e Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat