Jurgen Klopp humbet një tjetër “yll” të ekipit

Futboll

Jurgen Klopp humbet një tjetër “yll” të ekipit

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 15:03
Dominik Szoboszlai

Jurgen Klopp humbet një tjetër “yll” të ekipit!

Pas fitores, 4 me 1, në “Anfield Road”, përballë “Bluve” të Chelsea gjithçka ka vijuar të shkojë si mos më keq, për teknikun Jurgen Klopp, i cili përveç mungesës së “fantazistit” të sulmit, Mohamed Salah, humbjes 3:1, ndaj “Topçinjve” të Arsenal, në “Emirates Stadium”, tashmë do të vuaj një tjetër mungesë, tejet të rëndëisshme për sfidat e radhës.

Bëhet fjalë për “yllin” e mesfushës, Dominik Szoboszlai, me 23-vjeçarin hungarez, i cili ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë, te “Të Kuqtë”, mriëpo një tërheqje musklare, në fitoren me “poker”, në “Stamford Bridge” pritet t’i kushtojë shumë skuadrës, të cilët, sipas mediave hungareze, nuk do të kenë shërbimet e “fantazistit”, për të paktën 3-4 javë.

Szoboszlai pritet të mungojë në përballjet, jo të vështira, ndaj Burnley, Brentford, Luton dhe Nottingham Forest në Premier League, finalen e madhe të Carabao Cup, ndaj “Bluve” të Chelsea, më 25 shkurt, si dhe përballjes së 1/8-ve, të FA Cup, ndaj “Shenjtorëve” të Southampton, me shpresën e madhe që të jetë gati për “finalen e parakohshme”, të Premier League, ndaj “Qytetarëve” të Manchester City, në “Anfield Road”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat