Florentina Kallaba kandidate për Kupën e Botës në futsall

Futboll

Florentina Kallaba kandidate për Kupën e Botës në futsall

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 15:07
Florentina Kallaba

Gjyqtarja e futsallit, Florentina Kallaba, nga Kosova është në mesin e kandidatëve për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Femra 2025 në futsall.

Kallaba, që ka karrierë të suksesshme si gjyqtare e futsallit në Kosovë dhe në kampionate të rëndësishme evropiane të futsallit, është shprehur e lumtur dhe e gatshme për këtë sfidë të re për të.

“Është krenari dhe nder i madh të jem një nga gjyqtaret kandidate për të marrë pjesë në Kupën e Botës në futsall për femra, që do të mbahet për herë të parë nga FIFA”, ka thënë ajo.

Ky hap i rëndësishëm për gjyqtaren Kallaba shënon suksesin e radhës për gjyqtarët e Kosovës të futsallit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat