Vëllai i Alves, para verdiktit të gjykatës: Zoti ju bekoftë në ditën e vendimit më të madh të jetës!

Futboll

Vëllai i Alves, para verdiktit të gjykatës: Zoti ju bekoftë në ditën e vendimit më të madh të jetës!

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 16:15
Vëllezërit Alves

E mërkura e kësaj jave regjistroi seancën e fundit të gjykimit të Daniel Alves në Gjykatën e Barcelonës. Futbollisti brazilian ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti, i akuzuar për sulm seksual të dyshuar ndaj një vajze 23-vjeçare. Ngjarje që thuhet se ka ndodhur natën e 30 deri më 31 dhjetor në klubin e natës “Sutton”, në Barcelonë.

Në seancën e ditës së tretë e të fundit, para gjyqtarit deponuan ekspertët mjeko-ligjorë, policia shkencore dhe katër ekspertët e palës mbrojtëse të “viktimës”. Një gjë të tillë do ta bëjë edhe i akuzuari, me kërkesë të mbrojtjes. Një vendim i miratuar nga gjykata duke vlerësuar se në këtë mënyrë garantohet që Alves t’i përgjigjet marrjes në pyetje “me njohuri të plota të të gjitha provave”.

Në një ditë kaq të rëndësishme për brazilianin, i cili dëshmoi për herë të parë në gjyqin e profilit të lartë, ishin 270 media të akredituara, që ndoqën procesin nga Gjykata e Barcelonës. Braziliani shoqërohej sërish nga familja e tij. Dhe siç ka bërë herë të tjera, Ney Alves, vëllai i ish-futbollistit të Barcelonës, është shprehur në rrjetet sociale.

“Zoti e bekoftë ditën e vendimit më të madh të jetës! Zoti me mëshirën e tij të pafund ju dhëntë urtësi”, – ka shkruar braziliani, i cili në një postim në Instagram ka shprehur edhe një herë mbështetjen për vëllain e akuzuar.

Ish-futbollisti, i cili deri në pesë herë ka ndryshuar apo modifikuar versionin e ngjarjeve, nuk e ka të lehtë. Prokuroria kërkon 9 vite burg, përveç dëmshpërblimit prej 150 mijë eurosh për ankuesen dhe 10 vite liri me kusht (mbikëqyrje). Prokuroria private, nga ana tjetër, shkon më tej dhe kërkon dënimin maksimal për krimin e pretenduar, për të cilin akuzohet: 12 vite burg, përveç 10 vite liri me mbikëqyrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat