Çiro Bllazheviq e quante Prishtinën latinoamerikane e për Ajet Shoshollin me fjalë të mëdha 

Futboll

Çiro Bllazheviq e quante Prishtinën latinoamerikane e për Ajet Shoshollin me fjalë të mëdha 

Nga: K. Goca Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 12:18
Ajet Shosholli e Mirosllav Çiro Bllazheviq

Sot një vit nga ikja në amshim e trajnerit të madh kroat Mirosllav Çiro Bllazheviq, kryetrajner i klubit të futbollit Prishtina në pranverën e vitit 1985 kur garonin në Ligën e Parë ish jugosllave. 

Bllazheviq  - selektori i parë kroat që ia solli medaljen e bronztë me kombëtare Kroacisë në Kampionatin Botëror që u mbajt në vitin 1998 në Francë.

Me 5 qershor të vitit 1999, Bllazheviq me Kroacinë kanë luajtur baras me rezultat 1:1 me Maqedoninë në Shkup, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Image

Gazeta "Fakti", 6 qershor, 1999

Pas ndeshjes Bllazheviq kishe dhënë një deklaratë interesante për trajnerin e trajnerëve në Kosovë, selektorin e parë të kombëtare së Kosovës në viti 1991 - 1996, Ajet Shosholli dhe i vetmi shqiptar në histori kryetrajner në Ligën e Parë ish Jugosllave, me KF Prishtinën (vjeshtë 1984- pranverë 1985).

Bllazhevqi për gazetën “Fakti” në vitin 1999 kishte deklaruar (botuar më  6 qershor, 1999): “Prishtina dhe publiku i kryeqendrës së Kosovës do të më mbeten në kujtesë të përjetshme.

Ishte kjo një atmosferë që personalisht unë nuk mund ta harroj kurrë.

Në fakt nuk kishte ndeshje që luhej në Prishtinë e stadiumi të mos jetë i mbushur përplot dhe krijohej një atmosferë latinoamerikane ku kundërshtarit thjesht i këputeshin këmbët qysh para se të del në terren.

Pos kësaj, në Prishtinë, kisha nderin të bashkëpunoj me trajnerë të jashtëzakonshëm siç është Ajet Shosholli për të cilin kam konsideratë të lartë.

Natyrisht se këtu duhet përmendur edhe udhëheqjen e atëhershme të klubit e cila në çdo moment ishte mobile dhe thjesht asgjë nuk i linte rastit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat