Vllaznia në super formë, por Teuta është “mace e zezë” për shkodranët

Futboll

Vllaznia në super formë, por Teuta është “mace e zezë” për shkodranët

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 13:45
Bekim Balaj

Vllaznia do të përballet me Teutën ditën e shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që od të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë në orën 17:00.

Nje ndeshje në të cilën ekipet vijnë me objektiva të ndryshëm, por sigurisht duan me doemos 3 pikët. Vllaznia dëshiron fitoren që të afrohet me vendin e dytë që mbahet nga Partizani, me këta të fundit që kanë 3 pikë më shumë se shkodranët.

Në krahun tjetër, Teuta nëse nuk merr dot 3 pikët, do të “luftojë” për të marrë pikë jetike të cilat i duhen domosdoshmërisht për objektivin “mbijetesë”.

Durrsakët renditet në vendin e nëntë në kuotën e 21 pikëve, 2 më shumë se Kukësi i vendit të fundit.

Por, edhe pse akutualisht, Teuta po kalon një formë shumë më të dobët se Vllaznia, durrsakët mund të jenë të “favorizuar” nga e shkuara. Kjo për shkak të statistikave që këto dy ekipe me traditë kanë në Superiore në të kaluarën. Në 47 ndeshje të zhvilluara mes tyre,

Vllaznia ka fituar 15, në barazim kanë përfunduar 14 sfida, ndërsa Teuta ka triumfuar në plot 18 raste.

Statistika që ndoshta mund t’i mbeten vetëm të shkuarës, por mund të jenë një shtysë plus që të besuarit e Edi Martinit të motivohen për të mos dalë pa pikë nga transferta e vështirë shkodrane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat