Graham Potter, kandidat për bankinën e Milanit

Futboll

Graham Potter, kandidat për bankinën e Milanit

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 13:47
Graham Potter

Nga Anglia vijnë lajme të reja për bankinën e Milanit.

Sipas mediumit “talkSPORT”, Graham Potter duket se është kandidat i fortë në vazhdën e sezonit të ardhshëm.

Mediumi anglez raporton se ish-trajneri i Bringhtonit dhe i Chelseat nuk është objektivi numër 1 i “Rossoneri”, pasi ëndërr e tyre mbetet Antonio Conte.

Potter, 48 vjeç, është i papunë që nga 1 prilli i vitit të kaluar kur ishte shkarkuar nga Chelsea.

Në bankinën e “Blues” kishte qëndruar veç 31 ndeshje, ndonëse pronarët e klubit i kishin paguar rreth 25 milionë euro për ta liruar nga Brightoni.

E ardhmja e tij megjithatë mund të jetë edhe në Premierligë: Manchester United e ka në sy Potterin, të cilit do t’ia mësyjë sapo të ndahet me Erik ten Hag.

Milani mund të ndahet me Stefano Piolin në fund të këtij sezoni, të cilin ka mundësi që do ta mbyllë pa fituar trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat