Tri kërkesat “luksoze” të Mbappes për klubin e ri

Futboll

Tri kërkesat “luksoze” të Mbappes për klubin e ri

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 14:46
Mbappe

Kylian Mbappe pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini në verën që po vjen.

Sulmuesi francez nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me parisienët dhe qysh tash është i lirë për ta zgjedhur klubin e ri.

Interesimi për ish-futbollistin nga klubet e mëdha evropiane nuk mungon, ndërsa në “pole-position” duket se është Real Madridi, ndërsa prapa tij Liverpooli.

E mediumi “Cadena Ser” i ka zbuluar tri kërkesat financiare që i ka përfaqësuesi francez për çdo klub që shpreson ta transferojë atë gjatë verës.

E para është rroga.

Për një vit, 25 vjeçari i kërkon 50 milionë euro.

Po ashtu, njëri prej futbollistëve më të mirë në botë kërkon edhe para të bonusit të transferit, hiç më pak se 120 milionë euro.

Ndër të tjera, Mbappe kërkon bonuse edhe për të drejtat e imazhit, respektivisht nga marketingu.

Sipas të gjitha gjasave, sulmuesi francez do të përfundojë në “Santiago Bernabeu” gjatë verës që vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat