Ky Chelsea nuk është si ai i 20 viteve më parë

Futboll

Ky Chelsea nuk është si ai i 20 viteve më parë

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 14:55
Chelsea

Trajneri Mauricio Pochettino thotë se Chelsea i këtij nuk është i njëjti ekip me atë që ishte 20 vjet më parë dhe se njerëzit duhet të “lëvizin përpara”.

Ai foli me superlativa për skuadrën e tij pas fitores 3-1 ndaj Aston Villa në raundin e katërt të FA Cup, duke e quajtur këtë ndeshje si “një nga performancat më të mira të sezonit”

“Ne duhet të ndalojmë së menduari për 20 vite më parë.

Ne nuk jemi më ky lloj Chelsea. Tani duhet të ecim përpara dhe ne duhet të krijojmë këtë projekt. Duhet të vazhdojmë përpara. Nuk më intereson nëse njerëzit janë të kënaqur apo jo me fjalimin tim. Unë kujdesem për klubin, kujdesem për lojtarët e mi, dua të ndihmoj lojtarët”, tha Pochettino.

“Ne do të luftojmë, nuk më intereson çfarë thotë populli. Nuk jam më i trishtuar apo i lumtur sot pas një fitoreje sepse kemi përvojë, ky lloj projekti kërkon kohë dhe besim. Ne nuk mund të ndërtojmë një ekip për të sfiduar sepse ju duhet të rregulloni shumë gjëra, duhet të vëzhgoni, analizoni dhe konkurroni”, u shpreh argjentinasi.

“Ne po ndërtojmë një projekt i cili mund të kërkojë një vit, dy vjet, tre vjet. Sot ju mund të shihni se ne ishim gati për të luftuar. Ne luftojmë për tifozët, fanellën, stafin stërvitor. Tani sfida kryesorë është që të jemi të qëndrueshëm”, tha Pochettino.

I pyetur nga ITV Sport nëse ishte një nga performancat më të mira të sezonit të Chelsea, Pochettino u përgjigj: “Unë mendoj se po, është një nga më të mirët ose ndoshta më të mira e sezonit.

Është një moment shumë i mirë për ne dhe jam shumë i kënaqur me paraqitjen. Lojtarët po shijonin futbollin e tyre dhe kjo është ajo që më ka kënaqur më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat