Dora në formë arme në kokë dhe goja e mbyllur, protesta unike e lojtarëve gjatë himnit në Kupën e Afrikës

Futboll

Dora në formë arme në kokë dhe goja e mbyllur, protesta unike e lojtarëve gjatë himnit në Kupën e Afrikës

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 17:21
Futbollistët e RD Kongos

Ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Afrikës mes RD Kongos dhe Bregut të Fildishtë, ka dhuruar një episod të veçantë para se topi të rrotullohej në fushën e lojës.

Futbollistët e RD Kongos, kanë vendosur të zhvillojnë në protestë unike para kamerave, në një mesazh sensibilizim për atë që po ndodh në vendin e tyre.

Lojtarët, në vend që të këndonin himnin e vendit të tyre, vendosën një dorë në formë arme në kokë dhe me tjetrën mbyllën gojën. Ata kishin vendosur këtë si mënyrë sensibilizimi të opinionit për atë që po ndodh në vendin afrikan, i cili po përballet me një krizë humanitare pas masakrave të grupit rebel M23.

Grupi me etni tutsi, është në luftë me qeverinë dhe është përgjegjës i shumë masakrave në zona të ndryshme të vendit, përfshirë gra dhe fëmijë. Së fundmi, ai ka sulmuar qytetin e Sake, duke bërë që të largoheshin rreth 1 milionë persona nga fshatrat dhe zona rreth e rrotull, në një krizë pa precedent.

Ndaj, lojtarët menduan se duke u shfaqur në skenën më të rëndësishme të futbollit në kontinent në këtë mënyrë, ata do t’i tregonin botës atë që po vuante aktualisht vendi i tyre, në një konflikt të armatosur që zgjat prej shumë vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat