Dragan Xhajiqi e Dragan Stojkoviqi të shqetësuar, e dinë që kanë punë me shqiptarë të Kosovës

Futboll

Dragan Xhajiqi e Dragan Stojkoviqi të shqetësuar, e dinë që kanë punë me shqiptarë të Kosovës

Nga: K. Goca Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 19:35
Xhajiqi, Stojkoviqi e Stevanoviqi

Serbia më shumë po i frikësohet Zvicrës së kapitenit Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirit se Spanjës dhe Danimarkës, për faktin se dy trimat e Kosovës pritet të zbarkojnë në Serbi.

Zvicra është në Grupin 4 të Ligës A, në grup me Spanjën, Danimarkën dhe Zvicrën.

Në momentin kur është tërhequr gogla me emrin e kombëtares serbe, kamerat kanë regjistruar pamjet me Dragan Xhajiqin, Dragan Stojkoviqin dhe Stevan Stojanoviqin”, ka shkruan media serbe “Kurir”.

Siç shihet në foto, janë të shqetësuar sepse e dinë që kanë punë me dy shqiptarë të Kosovës që luajnë për Zvicrën dhe sa herë janë takuar kanë pësuar disfata.

Turi i parë i edicionit të katërt të Ligës së Kombeve është planifikuar nga 5 deri më 7 shtator, ndërsa i fundit, i gjashti, do të luhet nga 17 deri më 19 nëntor.

Ndeshjet çerekfinale janë planifikuar nga 20 deri më 25 mars të vitit 2025 dhe turneu final nga 4 deri më 8 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat