Shqiptarët ia marrin dorën Beshiktashit

Futboll

Shqiptarët ia marrin dorën Beshiktashit

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 20:31
Zymer Bytyqi

Pas Rei Manajt, një tjetër futbollist shqiptar i ka shënuar gol Beshiktashit.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Zymer Bytyqi.  

Shqiptari i Kosovës, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-të me fanellën e Antaljaspor, në duelin e vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kupës së Turqisë. 

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për Antaljaspor, ndërkohë që Beshiktashi gjeti golin e barazimit në minutën e 71-të me Mulekan, i cili shënoi pas asistit të Milot Rashicës. 

Për Bytyqin ky ishte goli i parë me fanellën e Antajaspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat