Neuer kthehet në stërvitje

Futboll

Neuer kthehet në stërvitje

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 20:40
Neuer

Kapiteni i Bayernit, Manuel Neuer, është kthyer në stërvitje, ndonëse veç grupit, dhe me gjurin e majtë të fashuar.

Portieri veteran synon që nesër të stërvitet me skuadrën e të jetë midis shtyllave në ndeshjen me Bajer Leverkusen, ashtu si mbrojtësi Kim dhe mesfushori Kimish.

Lajme pozitive për Bajernin e Mynihut vetëm tri ditë para ndeshjes në fushën e kryesuesit të Bundesligës, Bajer Leverkusen. Portieri 38-vjeçar doli për herë të parë në stërvitje këtë javë, ndonëse jo me grupin.

Kapiteni bëri vrapime në fushë me gjurin e majtë të fashuar. Ai synon që të premten të jetë në stërvitje të plotë me grupin dhe të luajë rregullisht të shtunën në mbrëmje në BayArena.

Të njëjtin synim kanë edhe Josua Kimih e Kim Min Jae, të cilët janë rikthyer në stërvitje me grupin, megjithatë vështirë se mesfushori do të jetë titullar pas pauzës për dëmtimin në shpatull. Mbrojtësi nuk ka probleme fizike dhe as mbingarkese, pasi ishte i pezulluar dhe nuk luajti në gjysmëfinalen e Kupës së Azisë, ku Koreja e Jugut u eliminua nga Jordania.

Për sa i përket krahut të majtë të mbrojtjes, Alfonso Davies pritet të zëvendëohet nga Nuser Mazraui, i cili e mbulon atë rol në kombëtaren e Marokut, ndërsa në të djathtë pritet të debutojë si titullar Sasha Boey, i sapoardhur nga Gallatasaraji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat