De Laurentiis ngre alarmin në Senat

Futboll

De Laurentiis ngre alarmin në Senat

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 13:39
De Laurentiis

Pas konferencës së gjatë, në të cilën ai preku tema të ndryshme, nga Spalletti te Garcia, nga tregu i transferimeve tek e ardhmja e futbollit, Aurelio de Laurentiis shkoi në Senat për të folur me anëtarët e Parlamentit të Klubit të Napolit.

Presidenti axurr, pasi iu kërkoi institucioneve të ndërrojnë veshje në stadiume (“Ligji i Melandrit duhet të anulohet dhe të vendoset një rregullore e re”), ngriti një britmë alarmi: “Unë jam këtu, sepse duhet të shpëtoni futbollin.

Përndryshe, brenda 20 viteve ky sport do të vdesë”.

De Laurentiis, siç shkruante “Corriere dello Sport”, u ndal në propozimin për ta reduktuar Serie A në 18 ekipe: “Nuk zgjidhen kështu problemet. Ka një kampionat në anën e majtë të tabelës dhe një në anën e djathtë. Ekipet që përfaqësojnë qytetet me 20 mijë banorë deformojnë kampionatin”.

Së fundi, në vazhdën e trajektores së Zielinskit (që do të përfundojë falas tek Interi), presidenti i Napolit iu drejtua rolit të agjentëve në futboll: “Klubet duhet të kenë mundësinë të jenë agjentë të lojtarëve të tyre.

Nëse nënshkruaj me një djalë 17 ose 18 vjeç, unë nuk mund t’i jap vetëm një kontratë 5-vjeçare, por duhet të jem i lirë të firmos për 7 apo 8 vite. Dhe nëse në fund të periudhës kontraktuale ai dëshiron të largohet, atëherë mund të shkojë. Unë duhet të vendos, jo agjentët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat