E ardhmja e Toni Kroos

Futboll

E ardhmja e Toni Kroos

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 13:40
Toni Kroos

Niveli i shkëlqyer i Toni Kroos te Real Madridi ka nxjerrë edhe një herë në dritë debatin për vazhdimësinë e tij te “Los Blancos” duke nisur nga data 30 qershor. Mesfushori në moshën 34-vjeçare ende nuk e ka njoftuar klubin nëse do të vazhdojë apo jo, por për këtë ka folur nëna e tij.

Birgit Kämmer foli në podkastin që Toni ka me vëllain e tij, Félix, “Einfach mal Luppen”, u ndal kryesisht tek e ardhmja e djalit të madh: “Nëse ai rinovon me Real Madridin do të bëjë të lumtur trajnerin, shokët e skuadrës, gjithashtu Leon (djalin e tij) dhe shumë të tjerë. Në fund të fundit, ai duhet të jetë i lumtur, kështu që vendos vetë.

Ai vendos se çfarë duhet të bëjë dhe ne e pranojmë, kjo është e gjitha. Uroj që ta përfundojë ashtu siç dëshiron nga thellësia e zemrës së tij”.

Nga ana e saj, mamaja ishte e qartë për preferencat e saj për të ardhmen, megjithëse theksoi vështirësinë e vendimit të Kroos: “Ai do ta përfundojë karrierën në nivelin më të lartë dhe pa u shqetësuar nga dëmtimet. E di që është një vendim i vështirë për t’u marrë. Ajo që unë dua është të ketë një pushim të mirë veror, një kamp të mirë stërvitor dhe ta shoh ta fillojë sezonin e tij të fundit në Madrid”.

Siç raportoi “MARCA” një muaj më parë, klubi mbetet ende pezull, pasi është i vetëdijshëm se lojtari dëshiron të tërhiqet në krye dhe lë sërish hapur rinovimin e mundshëm. Sido që të jetë, fjala e fundit është e tija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat