Klubi turk merr vendimin përfundimtar për Sokol Çikalleshin

Futboll

Klubi turk merr vendimin përfundimtar për Sokol Çikalleshin

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 16:14
Sokol Çikalleshi

Sokol Çikalleshi u nxor në shitje nga Koniaspori këtë merkato dimri, me klubin që mori një ofertë nga rivali turk, Rizespor.

Gjithsesi duket se “shqiponjat” anatoliane kanë ndryshuar mëndje sa i përket sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

Kjo gjë ka ardhur për shkak se fundi i merkatos në Turqi po afron dhe Koniaspori duket se e ka të vështirë që të gjejë një zëvendësues.

Kështu Çikalleshi do të vazhdojë të jetë pjesë e Koniasporit, të paktën deri në fund të sezonit, teksa ai do të kërkojë që të ketë minuta në mënyrë që të jetë gati për Europianin e Gjermanisë në verë me Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat