Ismajli me Empolin e mposhtin ekipin e Jerome Boatengut

Futboll

Ismajli me Empolin e mposhtin ekipin e Jerome Boatengut

Nga: K. G. Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 22:42
Pamje nga ndeshja

Jerome Boateng me Salernitanën patën një mbrëmje të keqe, duke pësuar humbje si vendas me rezultat 3:1 nga Empoli.

Boateng është zëvendësuar në minutën e 59-të.

Lojtari nga Kosova, Ardian Ismajli, reprezentues i Shqipërisë, është  paraqitur standard për Empolin, në fitoren e madhe.

Zanoli në minutën e 23-të shënoi autogol, NIang (88’ – nga penalltia) e Cancellieri (90+4’) për Empolin dhe Weissman realizoi (69') për vendasit.

Pas javës së 24-të në Serie A, Empoli është në vend të 15-të me 21 pikë e Salernitana në të 20-tin me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat