Kosova fiton ndaj Letonisë 

Futboll

Kosova fiton ndaj Letonisë 

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 22:52
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore ndaj Letonisë, si mysafire, me rezultat 5:4 në ndeshjen e parë miqësore mes tyre.

Të besuarit e përzgjedhësit Agon Ramadani kishin më shumë nga loja, duke krijuar më shumë raste, por vendasit ishin më efikas në mesin e pjesës së parë, duke shënuar dy herë radhazi me Edgars Tarakanovs.

Në dy minutat e fundit, kombëtarja jonë u hodh në aksion duke shënuar tre herë me Ylli Mazrekun, Drilon Maxharrjan dhe kapitenin Ramadan Alaj.

Kjo pjesëlojë u mbyll me rezultat 3:2 në të mirë të Kosovës.

Me të filluar pjesa e dytë, Letonia barazoi me Germans Matjusenkon për 3:3, por kjo nuk zgjati shumë pasi Drilon Maxharraj ktheu epërsin për Kosovën në 4:3.

Gjashtë minuta pa u mbyllur takimi, kapiteni Ramadan Alaj shënoi golin e dytë personal për rezultatin 5:3.

Në pesë minutat e fundit vendasit luajtën me pesë lojtarë duke tentuar të bëjnë trysni për të barazuar rezultatin, por shënuan vetëm një gol me Edgars Tarakanovs pak pa u mbyllur takimi.

Ndeshja e dytë miqësore Letoni – Kosovë, zhvillohet nesër në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat