Dumfries pritet të largohet në verë nga Interi

Futboll

Dumfries pritet të largohet në verë nga Interi

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 10:58
Denzel Dumfries

Denzel Dumfries pritet të largohet nga Interi pas tre viteve qëndrim te skuadra zikaltër.

Mbrojtësi i djathtë holandez është lidhur shumë me një kalim të mundshëm në Ligën Premier dhe duket se në verë kjo do të bëhet realitet.

Dy skuadrat angleze, Manchester United dhe Aston Villa janë duke monitoruar situatën e lojtarit dhe të gatshme të intervenojnë për ta bindur atë të transferohet në Ligën Premier.

The Sun ka raportuar se të dya skuadrat kanë pasur kontakte me agjentët e futbollistit dhe dëshira e reprezentuesit holandez është të luaj në Angli.

Interi ka blerë kanadezin Tajon Buchanan dhe nuk do ta pengonte largimin e Dumfries në afatin kalimtar veror, por për ta lënë të lirë synon të fitojë 30 milionë euro.

Kjo shumë nuk përbën problem për skuadrat angleze si Aston Villa dhe Manchester United dhe në verë pritet të jetë një garë e nxehtë për t’i siguruar shërbimet e anësorit holandez

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 20 ndeshje në të gjitha garat, derisa ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat