Dinamo tenton “hakmarrjen” ndaj Partizanit

Futboll

Dinamo tenton “hakmarrjen” ndaj Partizanit

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 11:38
Orges Shehi

Dinamo – Partizani është një nga sfidat më interesante të javës së 23-të të Abissnet Superiore. Një duel mjaft i rëndësishëm për të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren, takim që do të luhet në orën 17:00 në “Niko Dovana”.

Aktualisht dinamovitët vijnë pas dy fitoreve rresht në kampionat dhe janë të motivuar, ndërsa nga ana tjetër të kuqtë kanë dy barazime.

Orges Shehi do të synojë fitoren ndaj “Bluve’, me timonierin e Partizanit që e di shumë mirë se si të marrë 3 pikët ndaj tyre.

Në 6 ndeshje që Shehi ka luajtur kundër Dinamos ia ka dalë të sigurojë 4 fitore, ndërsa është mposhtur në 2 të tjera. Ndërkohë nga krahu tjetër “Blutë” nuk ia kanë dalë ende të provojnë shijen e fitores ndaj demave në këtë sezon, pasi në dy takimet e para kanë marrë 1 humbje dhe një barazim.

Në Durrës skuadra e Mehmetit do të synojë “hakmarrjen” ndaj “djemve” të Shehit, teksa suksesi do të ishte i rëndësishëm për një vend në “Final – Four”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat