Mancini: Nuk do të luash më kurrë për mua

Futboll

Mancini: Nuk do të luash më kurrë për mua

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 13:19
Mancini

Duke folur në podkastin “The Rest Is Football” me Gary Lineker dhe Alan Shearer,

ish-futbollisti Micah Richards tregoi një anekdotë që lidhet me kohën e tij te Manchester City, kur Roberto Mancini ishte ende në stol. Më shumë se 10 vite më parë, në fakt, Carlos Tevez kaloi 6 muaj pa luajtur për “Citizens”.

Arsyeja? Është zbuluar nga ish-mbrojtësi i krahut, i cili ndër të tjera ka veshur edhe fanellën e Fiorentinës. Ishte sezoni 2011-2012, një ndeshje në grupin e Champions League kundër Bayern Munich: “Tevez po ngrohej jashtë fushës.

Mancini ishte gati të bënte zëvendësim, por ndryshoi mendje. Carlos praktikisht u kthye në pankinë, gati për t’u hedhur në fushë. Trajneri pastaj i tha Tevezit të bënte nxemje përsëri, por ‘Apache’ nuk pranoi”.

Me t’u kthyer në dhomat e zhveshjes, ish-trajneri i kombëtares italiane i “bubulloi” ish-lojtarit të Juventusit: “Nuk do të luash më kurrë për mua”.

Prej aty, Tevez u “fshi” nga Manchester City për 6 muaj, por senatorët e bindën trajnerin aktual të Arabisë Saudite që ta lejonte sulmuesin të rikthehej. Më pas fituan bashkë Premier League, 44 vite pas herës së fundit, falë golaverazhit më të mirë se Manchester United.

“Sikur të mos kthehej Tevez, ne nuk do ta kishim fituar titullin”, – thotë me siguri Micah Richards.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat