​Derbi mes Romës e Interi, këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave

Futboll

​Derbi mes Romës e Interi, këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 13:36
Lukaku dhe Martinez

Pas triumfit në Derby d’Italia, që rriti diferencën në katër pikë si lider i Serie A, Interi synon ta vazhdojë ecurinë e fitoreve edhe sot, kur do të përballet me Roman e ringjallur.

Skuadrat do të përballen në “Stadio Olimpico”, me Romën që dëshiron ta vazhdojë formën e mirë nën urdhrat e trajnerit të ri, Daniele De Rossi, ndërsa Interi do të synojë fitoren e pestë radhazi në ligë.

Momentalisht, Interi zë vendin e parë në tabelë me 57 pikë të arkëtuara, krahas Romës që zë vendin e pestë me 38 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Romën nuk do të paraqiten Abraham, Ndicka, Smalling dhe Spinazzola, kurse te Interi mungojnë Cuadrado dhe Frattesi.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Roma (4-3-2-1): Patricio; Karsdorp, Mancini, Llorente, Angelino; Pellegrini, Paredes, Cristante; El Shaarawy, Dybala; Lukaku

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Martinez

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat