Roshi e mbyll ndeshjen përpara shokëve

Futboll

Roshi e mbyll ndeshjen përpara shokëve

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 14:29
Pamje nga ndeshja

Karton i kuq për Odise Roshin. Anësori i djathtë e mbylli më herët se shokët e skuadrës ndeshjen Bodrumspor-Sakarayaspor (0-0).

32-vjeçari fierak, autor i 70 ndeshjeve dhe 5 golave me kombëtaren kuqezi, e la skuadrën udhëtuese me dhjetë lojtarë në minutën e 79’.

Roshi u ndëshkua me karton të verdhë në një dyluftim ndaj lojtarit kundërshtar.

Ndërkohë që 18 minuta kishte marrë kartonin e parë të verdhë.

Dy të verdhat sollën kartonin e kuq për Roshin, i cili këtë sezon numëron 4 gola dhe 2 asiste në divizionin e dytë të futbollit turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat