Besëlidhja fiton duelin direkt me Valbonën

Futboll

Besëlidhja fiton duelin direkt me Valbonën

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Besëlidhja është kryesuesja e re e Grupit A të Kategorisë së Dytë.

Skuadra lezhjane ka fituar në ndeshjen e javës së 11 duelin direkt me Valbonën, duke e kapërcyer në renditje.

Skuadra lezhjane triumfoi me shifrat 3-0 këtë sfidë, duke mposhtur ekipin tropojan që drejtohej sot nga Gerhard Progni në rolin e trajnerit, në një etapë të re të karrierës së futbollistit të njohur.

Ndërkohë, edhe Iliria është bërë kërcënuese me fitoren 2-0 ndaj Naftëtarit, duke synuar t’i afrohet skuadrave të kreut në javët në vijim.

REZULTATET

Sopoti 1-0 Adriatiku

Tërbuni 1-0 Gramshi

Besëlidhja 3-0 Valbona

Murlani 0-0 Albanët

Naftëtari 0-2 Iliria

Renditja: Besëlidhja 20 pikë, Valbona 29, Iliria 26, Tërbuni 18, Sopoti 17, Gramshi 14, Veleçiku 13, Adriatiku 10, Murlani 8, Naftëtari 7, Albanët 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat