Rexhbeçaj nga minuta e parë, Leipzig ndahet baras në Augsburg

Futboll

Rexhbeçaj nga minuta e parë, Leipzig ndahet baras në Augsburg

Nga: K. G. Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 17:26
Augsburgu

Augsburgu ka barazuar me rezultat 2:2 me Leipzigun në takimin e javës së 21-të të Bundesliga I. 

Për Augsburgun shënuan Tietz (35') e Demiroviq (60') e për Leipzigun realizuan Openda (39') e Sesko (52').

Openda ka lëshuar rastin më të mirë, dështoi nga penaltia në minutën e 81-të duke lëshuar mundësinë e artë për fitoren e Leipzigut.

Futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, ka luajtur titullar për Augsburgun.

Augsburg renditet në vend të 11-të me 23 pikë dhe Leipzig në të pestin me 37.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat