Çoba: I marrim vendin e dytë Partizanit

Futboll

Çoba: I marrim vendin e dytë Partizanit

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 19:38
Mehdi Çoba

Vllaznia fitoi përballë Teutës ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida që u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli ai që i dha fitoren Vllaznisë, Mehdi Çoba.

“Nuk e mendova që do shënoja sapo të futesha, por futem gjithmonë në fushë me besimin për të gjetur golin. Ishte e vështirë sepse kur shënon dhe pëson vështirësohen gjërat, por morëm 3 pikë shumë të rëndësishme.

Arritëm Partizanin dhe shpresoj që të marrim vendin e dytë.

Kemi dhe ndeshjen me Egnatian, por në Shkodër nuk do të jetë aspak e lehtë për ta. Ne do të futemi vetëm për fitore”, u shpreh sulmuesi i Vllaznisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat