Ibraimi me dy gola paralajmëron një pranverë të mbarë

Futboll

Ibraimi me dy gola paralajmëron një pranverë të mbarë

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 20:57
Ibraimi

Trajneri Shpëtim Duro e shfrytëzoi këtë takim si provë gjenerale para startit të stinorit pranveror, që nis javën tjetër.

Strategu nga Tirana e nisi ndeshjen me një formacion shumë premtues, mirëpo gjithsesi se nuk munguan edhe kombinimet, kjo me qëllim që i njëjti të ketë një pasqyrë sa më të mirë drejt ndërtimit të atij formacioni, që do të bartë barën kryesore në kampionatin maqedonas.

Loja sulmuese nga ana e ekipit strugan u shfaq që nga fillimi, ndërsa pjesa e parë përkundër rasteve të shumta u mbyll me vetëm një gol të shënuar në rrjetën e Karaormanit.

Autorë i golit të parë në këtë ndeshje ishte Bassirou Compaore, ndërsa në pjesën e dytë skuadra kampione e vjeshtës u tregua edhe më efikase, kjo falë edhe inkuadrimit në lojë të sulmuesit kryesor, Besart Ibraimi.

Bomberi kërçovarë në këtë pjesë realizoi dy gola, ndërsa golin e parë me fanellën “bardhekuq” e realizoi edhe Shaban Zenku.

Ishte kjo fitorja e dytë identike ndaj Karaormanit në këtë cikël përgatitor (4:1), ku Struga Trim Lum regjistroi edhe dy disfata dhe një barazim, pas atyre ndeshjeve të zhvilluara në Turqi, ku njëherit skuadra kampione në fuqi e vendit tonë zhvilloi edhe fazën kryesore të përgatitjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat