Zhegrova titullar, Lille i pafuqishëm ndaj PSG-së

Futboll

Zhegrova titullar, Lille i pafuqishëm ndaj PSG-së

Nga: K. G. Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 22:56
Pamje nga ndeshja

PSG po e dominon kampionatin francez dhe ka krijuar edhe epërsi të thellë në kreun e tabelës.

PSG ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Lille-s në takimin e javës së 21-të të kampionatit francez.

Zhegrova ka treguar lojë të mirë. 

Ai është paraqitur nga minuta e parë dhe u zëvendësua në minutën e 67-të.

Për Lille-n shënoi Jazici në minutën e 6-të dhe për PSG-në realizuan Ramos (10'), Alexsandro (17' - autogol) e Kolo Muani (80'). 

Kylian Mbappe nuk ka luajtur fare duke qëndruar në bankën e PSG-së.

PSG kryeson me 50 pikë e ka 11 më shumë se Nice, ndërsa Brest renditet në vend të tretë me 36 pikë e Lille në të katërtin me 35.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat