Nedim Bajrami, 72 minuta në fushë

Futboll

Nedim Bajrami, 72 minuta në fushë

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 23:04
Pamje nga ndeshja

72 minuta lojë për Nedim Bajramin në takimin mes Sassuolos dhe Torinos në kuadër të javës së 24-t të Serisë A, e përfunduar pa fitues (1-1).

Për vendësit shënoi që në minutën e pestë Pinamonti, por Zapata barazoi vetëm katër minuta më pas. Mesfushori u kombëtares shqiptare u aktivizuar titullar, por u zëvendësua në pjesën e dytë nga Defrel.

Duhet të presë ende Marash Kumbulla për të dhënë kontributin e tij në fushë te skuadra e re (Sassuolo), pas huazimit të tij nga Roma.

Qendërmbrojtësi shqiptar qëndroi gjatë gjithë kohës në stol, i gatshëm për kontribuuar, por për trajnerin Dionisi nuk kishte ardhur momenti.

Sassuolo me këtë pikë të fituar ndaj Torinos shkon në kuotën e 20 pikëve, vetëm dy pikë nga zona e ftohtë, ndërsa klubi “granata” mbetet në mesin e tabelës me 33 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat