Buffon: Nuk më ka mbetur peng që nuk e fitova Ligën e Kampionëve me Juventusin

Futboll

Buffon: Nuk më ka mbetur peng që nuk e fitova Ligën e Kampionëve me Juventusin

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 09:45
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon ka reflektuar mbi periudhën sa ishte pjesë e Juventusit dhe zhgënjimin për faktin që nuk e fitoi një titull të Ligës së Kampionëve gjatë kohës së tij në klub. Duke vënë në pah simpatinë që ka për tifozët, Buffon thotë se atij nuk i ka mbetur peng ky fakt ani pse kishte qenë fare pranë triumfit në disa raste.

Ish-portieri legjendar, i cili shpenzoi pjesën më të madhe të karrierës tek Juventusi, ishte blerë nga “Zonja e Vjetër” për një shifër rekord për një portier.

Buffon luajti një rol të madh në ekipin e Massimiliano Allegrit, diçka që ishte e dukshme në edicionet e vitit 2015 dhe 2017 në Ligën e Kampionëve aty ku arritën finalen, por dështuan në të dy rastet që të fitojnë trofeun.

Përkundër statusit të tij si legjendë në futbollin evropian dhe në Itali, Buffon thotë se triumfi në Ligën e Kampionëve do të ishte më shumë një vlerësim shtesë, se sa një arritje.

“Nuk ka qenë asnjëherë një plagë për mua, për mua kishte rëndësi që të luftonim çdo vit për diçka jashtëzakonisht të madhe. Nëse do të më duhej të bëja një fjalim të përgjithshëm që prek botën e Juventusit, bashkëlojtarët dhe trajnerët, më vjen shumë keq për ta dhe tifozët që e kërkuan këtë trofe për më shumë se 30 vite”, ka thënë Buffon.

“Për mua, të luaja në Ligën e Kampionëve ishte një kënaqësi, ta fitoja atë do të ishte fundi i një epoke, por nuk më intereson”, u shpreh ai.

Të mos fitosh trofeu ne Ligës së Kampionëve gjatë karrierës është një peng për shumicën e lojtarëve, por Buffon ka arritur mjaftueshëm në karrierën e tij dhe konsiderohet një nga portierët më të mirë në histori të kësaj loje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat