Bellingham prish festën e Realit

Futboll

Bellingham prish festën e Realit

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 13:50
Bellingham

Real Madrid ka festuar një fitore bindëse 4-0 ndaj Zhironës së vendit të dytë në renditje dhe është shkëputur më shumë në kreun e renditjes së La Liga.

Por festa e madrilenëve është prishur nga dëmtimi i mesfushorit Jede Bellingham .

Ky i fundit shënoi në ndeshjen e djeshme por më pas kërkoi zëvendësim, pasi më parë kishte marrë një goditje në kaviljen e majtë.

Pas ndeshjes, Ançelosti bëri të ditur se do i nënshtrohej disa vizitave më të hollësishme sot dhe ato kanë konfirmuar një dëmtim që mund të kishte qenë shumë më problematik për “çështje milimetrash” sipas mediave spanjolle.

Mendohet që dëmtimi i pësuar do ta lërë atë jashtë fushave të lojës minimalisht për tre javë, gjë që do të thotë se Bellingam do të mungojë që në sfidën e kësaj mesjave ndaj Lajpcig në Ligën e Kampioneve, me objektivin për t’u kthyer pikërisht në ndeshjen e dytë ndaj gjermanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat