Beshiktashi projekton menjëherë si titullar Ernest Muçin

Futboll

Beshiktashi projekton menjëherë si titullar Ernest Muçin

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 17:28
Ernest Muçi

Ernest Muçi është zyrtarizuar te Beshiktashi me bujë të madhe dhe jehonë në mediat sportive.

Njëkohësisht tifozët e ekipit turk janë lumturuar me këtë afrim, pasi kanë ndjekur disa nga momentet më të mira të talentit shqiptar te Legia e Varshavës.

Vetëm tre ditë nga zyrtarizimi dhe Muçin e pret menjëherë vendi i titullarit. TRT Sport raporton se për ndeshjen e nesërme që do të luhet në orën 18:00 mes Kaysespor dhe Beshiktas,

Muçi do të jetë titullar. Por mbetet të shihet ende se cili do të jetë vendimi i trajnerit deri nesër, ndërsa sot është zyrtarizuar fakti se Ernesti do të jetë pjesë e skuadrës për atë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat