Abazaj shpëton Tiranën nga “turpi”

Futboll

Abazaj shpëton Tiranën nga “turpi”

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 19:04
Tirana

Pritej një fitore e madhe, në “Air Albania” mirëpo nuk ka ndodhur kështu. “Bardheblutë” e Tiranës nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1:1, ndaj “Shijakasve” të Erzenit, në përballjen e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit shqiptar të futbollit, duke zhgënjyer totalisht tifozët e pranishëm në “mitikun” e kryeqytetit.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë e Erzenit, me “fantazistin”, Agim Zeka, që përfitoi në minutën e 75’-të nga një “përgjumje” e mbrojtjes “Bardheblutë” për të dërguar topin në rrjetë, mirëpo avantazhi i “Shijakasve” do të zgjaste shumë pak.

Pasi vetëm 6 minuta më vonë, “bomberi” i fundit i mbetur, te Tirana, Kristal Abazaj do të barazonte gjithçka për të shmangur “turpërimin” e të tijve.

Falë këtij rezultati, “Bardheblutë” e Tiranës ngjiten në kuotën e 34 pikë dhe mbeten në vendin e 4-t të tabelës, me 3 pikë më pak se Partizani e Vllaznia të dy vendeve më lart e 3 pikë më shumë se Dinamo City e vendit të 5-të, ndërsa skuadra e Erzenit mbetet në vendin e 8-të, me 23 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat