Manchester Utd importon pikë të plota nga Birminghami

Futboll

Manchester Utd importon pikë të plota nga Birminghami

Nga: K.G. Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 19:23
Pamje nga ndeshja

Manchester Utd ka vazhduar me rezultate të mira dhe gradualisht i afrohet pozitës së katërt në Premier League në futboll. 

“Djajtë e kuq” kanë shënuar fitore në Birmingham, me rezultat 2:1 ndaj Aston Villës, në takimin e javës së 24-të.

Aston Villa zhgënjeu tifozët e vet duke pësuar humbje në finish.

Hojlund (17') e McTominay (86') shënuan për Manchester Utd dhe Douglas Luiz (67') për Aston Villën.

Liverpooli kryeson me 54 pikë, pasojnë Manchester City 52, Arsenali 52, Tottenham 47, Aston Villa 46, Mancheter Utd 41 , Newcastle 36 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat