Hadërgjonaj dhuron asistim, Alanyaspor i merr pikë Fenerbahces

Futboll

Hadërgjonaj dhuron asistim, Alanyaspor i merr pikë Fenerbahces

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 19:42
Florent Hadërgjonaj feston me shokë

Fenerbahce-Alanyaspor u përballën këtë të djelë në kuadër të javës së 25-të të Superligës turke, sfidë që u mbyll me barazimin 2-2.

Ndërsa vendasit ishin në avantazhin 2-1, në minutën e 63’ mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj i dhuron asist Augusto-s, duke u bërë protagonist në golin e barazimit.

Kështu Alanyaspor i merr pikë Fenerbahce-s në “Sukru Saracoglu Stadium”, ndërsa mes protagonistëve ishte edhe Hadërgjonaj.

Pas kësaj jave Fenerbahce renditet në vend të dytë me 64 pikë, teksa Alanyaspor renditet në vend të 14-të me 28 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat