Tirana me sytë nga infermieria

Futboll

Tirana me sytë nga infermieria

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 11:37
Tirana

Te Tirana nuk kanë kohë për të humbur dhe tashmë kanë nisur menjëherë me përgatitjet për derbin e kryeqytetit, sfidë që do të luhet në “Air Albania” ditën e premte duke nisur që nga ora 19:00.

Një superndeshje e cila premton spektakël dhe që “mbërthen” tifozët.

Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj vjen pas barazimit me Erzenin dhe ndaj demave kërkon fitoren e parë për këtë sezon në derbi. Nuk do të jetë aspak e lehtë pasi përballë do të kenë ish-trajnerin e tyre, Orges Shehin, i cili i njeh bardheblutë deri në rrënjë.

Gjithsesi ky nuk është “halli” i vetëm, pasi stafi i Tiranës është gjithë “sy e veshë” nga Kristan Abazaj. Ky i fundit pas sfidës me Erzenin theksoi se ndjen dhimbje dhe do të ketë një takim me mjekët e ekipet për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tij.

Në këto kushte Ahmataj “kryqëzon gishtat” që mjekët të japin “dritën jeshile” dhe lojtari të jetë gati për derbin e kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat