Tifozët zikaltër duhet të presin

Futboll

Tifozët zikaltër duhet të presin

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 12:02
Taremi

Për momentin gjithçka është shtyrë dhe ka ndodhur për respekt.

Fluturimi që duhej të bënte Taremi mëngjesin e sotëm për në Itali dhe të kthehej më pas në Portugali, është anuluar.

Kjo do të thotë se Mehdi Taremi nuk do të kryejë ditën e martë vizitat mjekësore me klubin e Interit dhe as nuk do të nënshkruajë kontratën e tij.

Megjithatë, Taremi është një lojtar i Interit tashmë edhe pse jo në një mënyrë zyrtare. Ai do të jetë një lojtar i Interit që nga korriku, atëherë kur kontrata e tij të skadojë me klubin portugez të Portos.

Vizitat mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës të sulmuesit iranian me Interin janë shtyrë për shkak për të shmangur bujën mediatike. Por gjithashtu edhe për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e tij të fundit me Porton, dhe të mos ketë mendjen nga Interi deri në përfundim të kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat