Shkupi nuk ndalet, rikthehet Rwatubyaye

Futboll

Shkupi nuk ndalet, rikthehet Rwatubyaye

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 12:12
Pamje nga prezantimi

Ekipi i FC Shkupi  ka rikthyer në skuadër ish-mbrojtësin e kombëtares së Ruandës, Abdul Rwatubyaye, i cili ngjyrat e klubit tonë i mbronte nga janari i vitit 2021, deri gushtin e vitit 2022.

Futbollisti shtatlartë nga Ruanda me ekipin tonë pati regjistruar 33 paraqitje, duke shënuar 4 gola dhe shtoi edhe 2 asistime. Karrierën profesioniste e ka nisur në vitin 2012-të në vendlindje, ndërsa nga viti 2019  ishte pjesë e futbollit profesional në Amerikë, duke luajtur te Kanzas dhe Kolorado Rapids, ndërsa në gjithashtu k luajtur edhe me Colorado Springs Switchbacks FC.

“Rikthimi këtu është ndjenjë e mrekullueshme, më duket sikur nuk kam jam larguar asnjëherë nga ky vend, pasi më është bërë pritje e mrekullueshme nga i gjithë grupi, e sigurisht kështu do të jetë edhe takimi me fansat, pasi po kthehem këtu duke e ditur se ka një punë të papërfunduar dhe kam ardhur për ta përfunduar, por me mbështetjen e të gjithë grupit.

Mezi pres të takoj fansat, andaj ju dërgoj shumë dashuri dhe pozitivitet dhe uroj të arrijmë ambiciet tona”, ka thënë Abdul Rwatubyaye.

Pas largimit nga ekipi ynë, Rwatubyayekaloi në kampionatin e Ruandës, ku u bashkua me skuadrën e Rayon Sports FC duke përfunduar si nënkampion, ndërsa rikthimi i tij në skuadër do të shtojë edhe më shumë konkurrencën e repartit të mbrojtjes, që do të jetë një ndihmë e madhe edhe për trajnerin Mlladen Zhizhoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat